Anësori më i ri i Interit, Robin Gosens, ka folur për mikrofonat e “Mediaset” pas fitores në derbin ndaj Milanit.
“Jemi shumë të lumtur. Është një finale e dëshiruar dhe e merituar në fushë”.
Shënove golin e vulosjes, si u ndjeve?
“Nuk ishte një nga gola më të bukur që kam shënuar, por ishte një nga golat më të ndjeshëm për mua që kam shënuar. Nuk e di, e ndjeva shumë atë gol, tifozerinë që bërtiste në atë mënyrë duke festuar, ishte thjesht një ndjesi shumë e jashtëzakonshme.”
Fitore që jep një shtysë shtesë në funksion të finales së kampionatit?
“Unë jam i sigurt për këtë. Sipas mendimit tim ne po kalojmë një kampionat të mrekullueshëm, pas një muaji të vështirë u ngritëm dhe luajtëm mirë. Tani kemi gjashtë finale për të luajtur dhe do të përpiqemi për t’i fituar të gjitha, kështë që jemi të sigurt që do të jemi kampionë.”
Çfarë ju bën më shumë përshtypje te Interi?
“Klubi në përgjithësi. Kam ardhur në një nga ekipet më të forta në botë. Është një sfidë e rëndësishme për mua. Ka lojtarë të nivelit të lartë, madje Perisic që është konkurrenti im, po bën një kampionat të jashtëzakonshëm. Nuk e dija që kishte Serie A një lojtar aq të fortë sa ai.
Si lojtar dhe si person po përmirësohem dhe jam shumë i lumtur që jam pjesë e kësaj familjeje”./ h.ll/abcnews.al