VIDEO/ 5 vite pas dasmës madhështore, moderatorja shqiptare celebron dashurinë në një ditë speciale

schedule17:53 - 19 Prill, 2022

schedule 17:53 - 19 Prill, 2022

Moderatorja Fiori Dardha ka bërë celebrimin me partnerin e saj prej vitesh, Donard Hasani. Moderatorja dhe regjisori mbajtën një dasmë madhështore disa vite më parë, por nuk ishin të martuar ligjërisht.  Dje, ata kanë lidhur kurorë përgjithmonë me njëri-tjetrin.

Fiori ka ndarë disa fotografi nga ceremonia e thjeshtë me familjarët e tyre. Ata kanë vendosur të bëjnë celebrimin në një ditë speciale për regjisorin pasi feston 50-vjetorin e lindjes. “Dasmë PO! Fëmijë PO! Celebrim?! Mukajeti na kishte lënë pa u martuar ligjërisht… ?

5 vite pas dasmës, mbrëmë, në 50 vjetorin e bashkëshortit, vendosëm të jemi bashkë edhe në certifikatën familjare. Tashmë, jemi edhe ligjërisht burrë e grua! ?? P.S: vendosa të mbaja mbiemrin tim!“, ka shkruar ajo.  Në një intervistë në vitin 2017, Fiori tregoi dhe arsyen se pse nuk ishin celebruar ende.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FIORI DARDHA (@fioridardha)

“Herën e parë ishte kur lindi Abeli, Nardi shkon për ta regjistruar dhe nuk e regjistron dot në lagjen e tij sepse nuk ishim të martuar. Shkuam për t’u martuar dhe kërkonte një kohë prej dy javësh që të shpallej martesa dhe të kryhej celebrimi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FIORI DARDHA (@fioridardha)

Nuk na priste koha sepse duhej regjistruar djali dhe e lamë. Këtë radhë shkova për të kërkuar për t’u martuar dhe më tha se je shumë vonë, sepse në datën 9 mars ku do të martohesh, nuk e bën dot sepse duhet shpallur dy javë përpara. Dhe e kemi lëmë celebrimin.“, tha asokohe moderatorja. /abcnews.al