Aktorja dhe deputetja në radhët e Vetëvendosjes, Adriana Matoshi, ditën e sotme u shfaq në një mënyrë ndryshe në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Aktroja nga Gjilani ka befasuar me veshje interesante dhe jo formale me të cilën u pa në Kuvend.
Matoshi kishte veshur një hoodie, ndërsa sipër saj mbante veshur një pallto me ngjyrë të bardhë, rozë dhe të zezë.
Deputetja e përshtati veshjen me një fund ngjyrë bezhë dhe atlete të bardha ndërsa në dorë mbante një çantë të zezë, shkruan Telegrafi.
Së fundmi Adriana Matoshi i dha fund lidhjes me ish të dashurin e saj, futbollistin afrikano-belg Keith Groeneveld./abcnews.al/