Daçiç: Pa marrëveshjen e Brukselit Kosova do të ishte shumë moti shtet i kompletuar

schedule16:22 - 19 Prill, 2022

schedule 16:22 - 19 Prill, 2022

Kreu i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç, ka folur për marrëveshjen e parë në mes të Kosovës dhe Serbisë të arritur në Bruksel në vitin 2013, e cila mban edhe firmën e tij dhe të ish-kryeministrit Hashim Thaçi. Sipas Daçiçit, në rast se s’do të arrihej një marrëveshje e tillë atëherë “Kosova do të ishte një shtet i kompletuar dhe i njohur”, shkruan Rtv.rs.

Kështu ka dekalruar Daçiq për agjencinë serbe të lajmeve “tanjug”, duke thënë se marrëveshja e Brukselit ishte maksimumi i mundshëm për t’ua rritur në atë kohë.

Tutje ish-kryeministri i Serbisë ka thënë se Serbia aktualisht dëshiron shumë më shumë të drejta për popullin serb që jeton në Kosovë.

“Nëse atëherë nuk do të kishim marrëveshjen e Brukselit, jam i sigurt se Kosova do të kishte kohë që ishte kompletuar si shtet i njohur ndërkombëtarisht dhe pyetja e madhe do të ishte  se a do të kishte fare serb atje”, ka thënë Daçiç.

Daçiç ka folur edhe për atë se sa palët i kanë përmbushur marrëveshjet që dalin nga negociatat e Brukselit. Ai ka përmendur çështjen e Asociacionit, duke thënë se tashmë Asociacioni s’është punë e Prishtinës por e ndërmjetësuesve, që sipas Daçiçit e kanë për detyrë t’i bëjn presion Prishtinës për themelimin e tij.

Ish-shefi i diplomacisë serbe ka thënë se vetëm kur Prishtina të themelojë Asociacionin, atëherë mund të diskutohen të gjitha çështjet e tjera.

“Ata kanë një mënyrë për ta detyruar Prishtinën që t’i përmbahet asaj që është nënshkruar dhe ne duam të shohim rezultatin. Pas kësaj mund të diskutojmë të gjitha çështjet e tjera të hapura dhe ne jemi të gatshëm për këtë, pasi kemi qenë gjithmonë konstruktivë kur është fjala për dialogun”, ka thënë Daçiç./Express

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!