Pengmarrja e Ermil Sorrës ka çuar në qeli dy persona në Tiranë. Shkëlqim Koçeku dhe Denalda Çezma do të qëndrojnë në qeli deri në përfundimin e hetimeve në lidhje me marrjen peng dhe dhunimin e Ermil Sorrës disa ditë më parë. Ai u lirua vetëm pasi i tha pengmarrësve se ishte “mik i Nehat Kullës”.
Ata u arrestuan 4 ditë më parë nga policia e Tiranës ndërsa akuzohen se për pengmarrjen u bë një borxh që 37-vjeçarja Çezma i kishte të riut Sorra.
Ermil Sorra ka deklaruar se këta persona e kanë dhunuar të tre sëbashku me grushte, shkelma si dhe me rrip, ku i kanë shkaktuar këtij të fundit dëmtime të shumta në pjesë të ndryshme të trupit dhe në kokë.
Sipas Sorrës shkak për këtë ngjarje është bërë lidhja intime që ai ka pasur me Denalda Cezman, ku ai pretendon se gjatë kësaj marrëdhënie ai i ka dhënë Denladës në periudha të ndryshme shumë të ndryshme parash të cilat sipas tij arrijnë në vlerën e 30 mijë eurove.
Më pas ai ka deklaruar se kjo vajzë ka mashtruar në lidhje me kthimin e borxhit të marrë prej saj se i ka përdorur personat e mësipërm me qëllim që të largonte këtë të fundit dhe të mos i kërkonte paratë. /abcnews.al/