Një çift nga Los Angeles gjetën një mënyrë që të mos shpenzonin shumë për ditën e dasmës dhe kështu ndodhi. Kiara dhe Joel Brokenbrough shpenzuan në total vetëm 463 euro dhe kjo e gjitha ka një shpjegim.
Nusja filloi me fustanin e saj që e gjeti në faqen e internetit të shitësit të modës online Shein për vetëm 44 euro.
Ndërsa, për sa i përket lulet apo objektet e tjera të nevojshme çifti i kërkoi si dhurata, në vend të dhuratave të planifikuara nga të ftuarit.
Çifti gjithashtu arriti të kursente para duke gjetur një vend të lirë në një nga autostradat e Kalifornisë. Të ftuarit gjithashtu paguanin ushqimin dhe pijet e tyre në pritje.
Një nga këshillat më të mëdha që dha Kiara për të gjithë çiftet e reja është të gjesh një vend që është i lirë dhe i bukur, në mënyrë që të mos kesh nevojë të shpenzosh para për dekorime./abcnews.al
View this post on Instagram