Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Mos t’ju vijë keq për mua, bëra detyrën”, vritet në betejë një nga luftetarët femra të Mariupolit

schedule11:53 - 19 Prill, 2022

schedule 11:53 - 19 Prill, 2022

Olena Kushnir, një rreshtere dhe doktoreshë e Gardës Kombëtare të Ukrainës, vdiq ditën e pashkëve në një betejë në Mariupol. Ajo ishte një nga 100 luftëtaret femra që përjetuan  ferrin e rrethimit të qytetit të Mariupolit.

Rreshterja ukrainase kishte humbur të shoqin dhe vetëm pak ditë para se të vdiste, arriti të shpëtonte djalin e saj. Në mars Olena Kushnir kishte regjistruar një video në të cilën ajo tregonte situatën në Mariupol’, duke kërkuar ndihmë nga perëndimi.

“Mos tju vijë keq, unë jam një mjeke, një luftëtare, unë jam ukrainase, unë bëj po  detyrën time.”

Në videon, e xhiruar në një strehë sekrete dhe e shënjestruar nga propaganda ruse, Olena shfaqej me uniformë ushtarake dhe kërkonte me këmbëngulje të lejonte evakuimin e Mariupolit “duke kërkuar ilaçe për popullatën, ndihmë për të plagosurit dhe varrim të denjë për të viktimat”.

“Në Mariupol ka ende njerëz, janë në bodrume dhe kanë nevojë për gjithçka. Nëse nuk doni të shpëtoni Mariupolin, ju lutem mbroni qytetarët. Ne nuk duam të jemi heronj dhe dëshmorë, nuk mund të thoni se nuk e dinit, sepse e keni ditur dhe keni pasur mundësi të merrni masa dhe të veproni”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!