A do të përdorë Rusia armë bërthamore? Lavrov flet për fazën e radhës të luftës në Ukrainë

schedule11:38 - 19 Prill, 2022

schedule 11:38 - 19 Prill, 2022

“Rusia ka nisur fazën e radhës të një operacioni special në Ukrainë.” Kështu është shprehur ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov në një intervistë për India Today, cituar nga Interfax.

“Ky operacion do të vazhdojë, faza tjetër po fillon. Jam i sigurt se ky do të jetë një moment shumë i rëndësishëm i gjithë operacionit special”.

Ministri rus theksoi se operacioni rus synon “çlirimin e plotë të republikave të Donetsk-ut dhe Luhansk-ut.” Ndërsa, duke u ndalur tek mundësia e përdorimit të armëve bërthamore, Sergei Lavrov u shpreh se në këtë pikë të luftës, “Rusia do të përdorë vetëm armë konvencionale.”

Po ashtu, Lavrov bëri të ditur se Moska nuk ka si synim që të ndryshojë qeverinë në Ukrainë. Ai shtoi se njerëzit duhet të kenë lirinë e zgjedhjes. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!