Zgjedhjet në degët e PD kanë sjellë diskutime në studion e “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, mes deputetëve demokratë Lefter Gështenja dhe Belind Këlliçi.
Për deputetin Gështenja, zgjedhjet janë të njëanshme, pasi nuk janë njoftuar të gjithë demokratët.
Ndërkohë Këlliçi tha se ky është një gabim i madh nëse nuk janë njoftuar të gjithë anëtarët, duke shtuar se në të vetmin rast që është konstatuar një gjë e tillë është rasti i Lushnjës ku zgjedhjet janë shtyrë.
Pjesë nga diskutimi:
Gështenja: Nuk kemi marrë njoftim.
Këlliçi: Po ju keni caktuar datë zgjedhjesh.
Gështenja: Nuk bëhet fjalë për kryetar dege, bëhet fjalë për strukturën.
Këlliçi: Kjo është e palogjikshme.
Gështenja: Nuk bëhet fjalë për kryetarin e degës por për strukturat, për të plotësuar formularët, vetë zoti Berisha tha të bien formularët, por të votojnë të gjithë jo vetëm ata që kanë emrin në listë, por dhe ata që kanë një dokument anëtarësie, këtë standard dua dhe unë, që nga fillimi i procesit.
Këlliçi: Ju keni një rast konkret që zoti Korreshi ka konstatuar një fakt dhe menjëherë është ngritur një grup auditi dhe zgjedhjet kanë shtyrë. Unë jam i deleguar nga Komisioni i Rithemelimit për të ndjekur procesin në Qarkun e Beratit.
Gështënja: Demokratët e dinë kjo është një e vërtetë.
Këlliçi: Nëse ka raste kur nuk janë njoftuar anëtarë të PD është një gabim fatal.
Gështenja: Flas gjithmonë për fazën e parë.
Këlliçi: Jo mo për çdo fazë ky është gabim, duhet t’i hapet mundësia për çdo demokrat për të votuar.
/Abcnews.al/