Dikur ishte një fshat peshkimi, qyteti që ia kalon New York-ut për numrin e miliarderëve

schedule21:44 - 18 Prill, 2022

schedule 21:44 - 18 Prill, 2022

Në Kinë janë tre qytetet me më shumë miliarderë në botë. Pekini është në krye, me 144 miliarderë që jetojnë në kryeqytet, ndërsa Shangai renditet i dyti me 121. Në vendin e tretë, dhe tashmë duke ia kaluar Nju Jorkut, është Shenzhen, i cili jo shumë vite më parë ishte një… fshat peshkatarësh.

Aty tashmë jetojnë 113 miliarderë, pasi sipas të dhënave zyrtare u shtuan edhe 8 të tjerë nga viti i ri. Në vetëm katër dekada, PBB-ja e qytetit është rritur nga 28 milionë dollarë në 475 miliardë dollarë. Ajo është shtëpia e 2500 kompanive të teknologjisë së lartë, një prej të cilave është Huawei.

Sekreti i suksesit të Shenzhenit, sipas Heng Chen, profesor i ekonomisë në Universitetin e Hong Kongut, qëndron në faktin se qyteti është kthyer në një destinacion tërheqës biznesi, me regjimin e tij të veçantë tatimor për kompanitë e teknologjisë së lartë.

“Për sa i përket moshës, popullsia e qytetit është shumë e re në krahasim me qytetet e tjera të mëdha kineze dhe kjo është një arsye tjetër pse është një destinacion tërheqës. Po ashtu, bëhen përpjekje dhe investime për të tërhequr talente nga e gjithë bota”, thekson profesori. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!