Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zgjedhjet për kreun e PD në Berat, Këlliçi: Demokratët të bashkuar, pati interes të lartë

schedule20:20 - 18 Prill, 2022

schedule 20:20 - 18 Prill, 2022

Zgjedhjet për kryetarin e ri të degës së PD në Berat sipas deputetit Belind Këlliçi kanë treguar bashkim të demokratëve, ndërsa ka theksuar se sipas tij ka pasur interes të lartë.

Një falenderim ai ka pasur edhe për kreun aktual të PD, Gazmend Azizi.

“Ka pasur interes shumë të madh për të zgjedhur kryetarin e PD në këtë degë. Unë kam kënaqësi të jem së bashku me kryetarin në detyrë të degës së partisë demokratike të Beratit që ka sakrifikuar për PD.  Ka pasur nje interes shume te madh për zgjedhjen e kryetarit te ri. Sot është zhvilluar nje proces ku demokratet kane ardhur me vullnetin e tyre për te votuar. Ky proces tregon nivelin e lartë të qytetarisë kulturës e tolerancës dhe qytetarisë por edhe bashkimin qe ka ndodhur. E gjithë kjo falë sakrificave dhe kontributit të demokratëve”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!