Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Ushtarët britanikë që u kapën rob nga rusët, del video, kërkojnë të shkëmbehen me oligarkun e Putinit

schedule19:01 - 18 Prill, 2022

schedule 19:01 - 18 Prill, 2022

Dy luftëtarë britanikë që u kapën rob nga ushtria ruse në Ukrainë janë shfaqur nëpërmjet një video në televizionin shtetëror rus dhe kanë kërkuar që të shkëmbehen me politikanin pro-rus Viktor Medvedchuk.

Skynews thekson se është e paqartë nëse dy ushtarët britanikë Shaun Pinner dhe Aiden Aslinkanë folur nën kërcënimin e rusëve, ose jo.

Të dy folën veçmas pasi morën leje për të marrë fjalën nga një person i paidentifikuar në kanalin televiziv shtetëror Rossiya 24.



Lexo edhe: Rusët kapin rob dy ushtarët, qeveria britanike në vështirësi

Ushtarët britanikë i kërkuan kryeministrit britanik Boris Johnson që t’i ndihmonte t’i kthente në shtëpi në këmbim të lirimit të oligarkut të kapur z. Medvedchuk nga Ukraina, i cili u shfaq në një video të publikuar në të njëjtën kohë të hënën nga shërbimi i inteligjencës SBU i Ukrainës duke kërkuar që të shkëmbehej gjithashtu.

Aslin më parë u shfaq në televizionin shtetëror rus duke u rrahur dhe i gjakosur, ndërsa familja e tij dënoi trajtimin duke e cilësuar si tronditëse.

Rusia nuk ka dhënë një përgjigje të prerë mbi idenë e një shkëmbimi të të burgosurve.

Zëdhënësi zyrtar i Putinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve se Kremlini nuk po nxiton të bëjë asgjë në këtë drejtim. Ukraina dhe Rusia kanë rregulluar disa shkëmbime të burgosurish, por duke mos përfshirë askënd aq të famshëm sa Medvedchuk.

Familjet e dy britanikëve të kaour rob kanë thënë se shtetasit britanikë nuk janë ushtarë mercenarë apo vullnetarë dhe prandaj duhet të trajtohen si robër lufte në përputhje me Konventën e Gjenevës.

Pinner, një ish-ushtar i Ushtrisë Britanike, u shfaq i lodhur në videon e televizionit shtetëror rus teksa tha se ishte kapur në Mariupol teksa luftonte me ushtarët ukrainas.
48-vjeçari shtoi se ai kishte luftuar në qytetin e rrethuar për pesë deri në gjashtë javë.

Në një video të dytë të redaktua,, Pinner, i cili është me origjinë nga Bedfordshire, duket se është marrë në pyetje nga një gazetar rus se si u kap.

Ai u përgjigj: “Ishim në zonën e fabrikës në Mariupol.

“Në orët e para të mëngjesit të së martës u vendos që të lëviznim nga zona e fabrikës, por nuk e dinim saktësisht se ku. Në katër të mëngjesit dolëm nga fabrika. Nuk kishim shumë kohë për të menduar,” tha ai./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!