Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar 16 raste të reja me Covid-19.
Lajmi i mirë është se nuk është regjistruar asnjë viktimë nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit, sipas Ministrisë. Janë kryer 772 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 16 qytetarë, në këto bashki:
9 në Tiranë, nga 1 qytetar në Mallakastër, Vlorë, Delvinë, Sarandë, Gjirokastër, Tepelenë, Gramsh.
Janë 366 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë.
Janë shëruar 32 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,658 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (18 Prill 2022)
Raste të reja ditore 16
Të shëruar në 24 orë 32
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 772
Testime totale 1,793,981
Raste pozitive 274,520
Raste të shëruara 270,658
Raste Aktive 366
Humbje jete 3,496
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 207
Vlorë 42
Fier 25
Berat 21
Shkodër 17
Gjirokastër 17
Elbasan 15
Korçë 14
Durrës 6
Kukës 2
/abcnews.al/