Forcat e armatosura të Ukrainës kanë çliruar disa vendbanime rreth qytetit të Izium, në rajonin e Kharkiv. Këtë e ka bërë me dije Oleksandr Motuzianyk, zëdhënës i ministrisë së Mbrojtjes në Ukrainë, gjatë një konference, siç raporton Ukrinform.
Motuzianyk vuri në dukje se qyteti i Izium dhe periferitë e tij në drejtim të Slobozhanskyi janë zonat me përqendrimin më të madh të forcave ruse.
“Ata do të përpiqen të nisin një ofensivë në lindje”, tha ai.
Sipas Shtabit të Përgjithshëm ukrainas, në zonën e Izium, rusët kanë grumbulluar rreth 22 grupe batalionesh. /abcnews.al/