“E doja shumë,” nipi i thyen kockat gjyshes dhe e mbyll të gjallë në një frigorifer

schedule11:17 - 18 Prill, 2022

schedule 11:17 - 18 Prill, 2022

Oficerët e policisë që u futën në një shtëpi në Georgia të SHBA-ve për të hetuar zhdukjen e një 82-vjeçareje nuk u besuan dot syve. Një burrë akuzohet se e ka vrarë të moshuarën duke e futur në një frigorifer dhe duke i thyer kockat që të mund ta nxinte pajisja elektroshtëpiake.

Robert Keith Tincher III raportohet se ka jetuar me trupin e ngrirë të 82-vjeçares Doris Cumming për muaj me radhë përpara se oficerët e policisë të mund të zbulonin se çfarë kishte ndodhur. E moshuara ishte lënduar pasi u rrëzua në dhjetor, por në vend që të kërkonte ndihmë mjekësore, Tincher thuhet se e tërhoqi zvarrë nëpër shtëpi.

“Iu desh që t’i thyente disa kocka që ta fuste të gjallë në frigorifer. Më pas e mbështolli me qese plastike. Nga ajo që pamë, besojmë se gruaja ishte ende gjallë kur u fit në frigorifer.”

Tincher i tha policisë se nuk e mori në telefon policinë pasi kërkohej nga policia për shkak të kërcënimeve që i kishte bërë bashkëshortes. Për çudinë e policëve, ai u tha po ashtu se gjyshen e donte shumë, duke shtuar se ishte e vetmja anëtare e familjes që i jepte dashuri, përkujdesje dhe vëmendje. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!