Plagoset me thike 61-vjeçari në Kavajë

schedule09:18 - 18 Prill, 2022

schedule 09:18 - 18 Prill, 2022

Një 61-vjeçar ka mbetur i plagosur në fshatin Gosë të Kavajës. Burime nga policia bëjnë me dije se G. M., 50 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka goditur me mjet prerës, shtetasin N. V., 61 vjeç.

Për pasojë 61-vjeçari ka marrë dëmtime dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i plotë:

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 18.04.2022, rreth orës 08:40, në fshatin Gosë, shtetasi G. M., 50 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka goditur me mjet prerës, shtetasin N. V., 61 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!