Një foto e paverifikuar ku pretendohet se tregon anijen luftarake ruse “Moskva” disa momente pasi u godit nga një raketë ukrainase Neptun, është shfaqur në internet.
Burimi i imazhit është i paqartë dhe Guardian nuk e ka verifikuar vërtetësinë, shkruan media britanike.
Unverified photo may be the first of the Moskva cruiser that sank after reportedly being hit by a Ukrainian Neptune missile. https://t.co/F2CvK9I440
— Andrew Roth (@Andrew__Roth) April 17, 2022
Korrespondenti i The Guardian në Moskë, Andrew Roth, tha se ai beson se fotografia e paverifikuar mund të jetë e para e kryqëzorit Moskva që doli pasi u raportua se u godit nga një raketë.
Rob Lee, një student i doktoraturës në Departamentin e Studimeve të Luftës në King’s College në Londër, shkroi në Twitter: “Duket si një foto e anijes pasi u godit nga raketat kundër anijeve ukrainase”. /abcnews.al