Dinamo i shkoi shumë afër barazimit me Laçin në sfidën e luajtur në Kurbin, por në minutën e88-të ndëshkohet me gol pas ekzekutimit të penalltisë nga lojtarët kundërshtarë.
Një humbje që tashmë gjithmonë e më shumë e afron “nëndetësen blu” me Kategorinë e Parë.
Pas ndeshjes trajneri i bluve, Rodolfo Vanoli, theksoi se Sofranac gaboi te goli i parë dhe u duk sikur mbrojtësi është me pushime, ndërsa shtoi se prej kur ka ardhur te Dinamo, skuadra ka gabuar vetëm një gol.
A vendosen detajet pas golit të shpejtë dhe më pas penalltia? “Goli i parë ishte një gabim i jonë dhe ai lojtar që bëri atë gabim shpresoj të mos jetë me pushime tashmë. Kemi bërë një ndeshje të mirë në të gjitha aspektet, nuk e kam zakon të flas për arbitrat por dua të di çfarë pa arbitri te penalltia.
Kërkojmë respekt sepse Dinamo është një klub i madh dhe klubi investon shumë para, lojtarët punojnë dhe nëse humbasin nuk duhet të humbasim për faktorë të jashtëm. Qëkur kemi ardhur këtu kemi gabuar vetëm një ndeshje, por ende nuk kemi marrë pikë. Nëse kjo është penallti atëherë, nuk e di. Reginaldo shkoi para te topi dhe i mori kohën, ishte kundërshtari që e goditi Reginaldon. Nëse është edhe VAR, atëherë nuk duhet gabuar në mënyrë të tillë”.
Kush iu kënaqi tjetër, përveç Simonit? “Simoni bëri disa pritje, por Dinamo erdhi dhe bëri një ndeshje të mirë përballë ekipit të dytë në klasifikim”.
A duhet të tregohet skuadra më e kujdesshme dhe jo aq e hapur? “Nuk është filozofia jonë të jemi cinikë”.
Probleme në mbrojtje, me pozicionimin? “Ne luajmë me katër dhe jo me tre. Por, nuk kemi humbur nga kjo situatë, kanë të bëjnë edhe shumë faktorë të tjerë”, u shpreh Vanoli. /f.a/abcnews.al

