Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka nënshkruar një marrëveshje në vlerë gjashtë milionë euro) për t’u bërë imazhi promovues i markës së famshme të modës, “Prada”.
Së fundmi, ajo u shfaq në Met Gala 2021, me një fustan të firmës italiane, ku tërhoqi shumë vëmendje.
Ndërkohë, një burim i afërt me këngëtaren tha për The Sun: “Shefat e modës mendojnë se Rita është e përshtatshme për të mbajtur markën e tyre në qendër të vëmendjes.
Ajo është një super yll global në botën e muzikës, filmit dhe televizionit. Pamja e Ritës është ikonë dhe ajo gjithmonë fiton”.
Ndërsa, sa i përket markave të njohura, 31-vjeccarja ka pasur më parë fushata të mëdha reklamuese me kompaninë kozmetike “Rimmel” dhe gjigantin e veshjeve sportive, “Adidas”./abcnews.al