Kush i dha goditjen fatale Georginës, detaje të reja për vdekjen misterioze të 9-vjeçares

schedule12:26 - 16 Prill, 2022

schedule 12:26 - 16 Prill, 2022

Vdekja e vogëlushes nga Greqia mbetet ende një enigmë, me detaje të reja që dalin dita ditës, duke hedhur poshtë ato çka autoritete dyshojnë apo besojnë se është e vërtetë.

Një fakt mbetet i pandryshueshëm dhe i pa dyshueshëm, dhe ai është që 9-vjeçarja ndërroi jetë për shkak të ketaminës, një substancë toksologjike vdekjeprurëse.

Por pyetja është, kush ishte personi që u dha substancën vdekjeprurëse Georginës?

Ishte e ëma e saj, Roula Pisporgou e cila është ë dyshuara kryesore, apo dikush tjetër?

Grigoris Leon, mjekoligjor i cili është marrë me rasit e Georginës tha se tashmë është konfirmuar që ketamina çoi vogëlushen drejt vdekjes, por nuk dihet ende se cili është ai person që u dha “helmin” 9-vjeçares.
“ I sigurt është shkaku i vdekjes, çështja është se kush i ka dhënë fëmijës substancën e rrezikshme.

Duhet vlerësuar intervali, madje duhet të bëjmë një analizë të flokëve. Ketamina është një anestetik. Në një dozë të madhe çon në vdekje”, tha mjeku në një emision televiziv në Greqi.

Ndër të thera mjeku tha se Georgina u intiubua, shumë vonë, kur ajo kushte ndërruar jetë.

“Ketamina është dhënë patjetër. Fëmija vdiq pas efektit të ketaminës. Intubimi erdhi pas incidentit, dhe padyshim kur fëmija kishte vdekur,” tha mjeku ligjor.

Ndërkohë autoritete kanë nxjerrë prova të reja kundër masa së 9-vjeçares. Sipas specialistëve të hetimeve rezulton se 33-vjeçarja ka bërë disa herë kërkime me telefonin e saj për ketaminën përpara se Georgina të ndërronte jetë.

Roula Pispirigou është duke u hetuar për vdekjen e 9-vjeçares Georgina, por edhe për atë të dy vajzave të tjera të saj të mitura Malena dhe Iris që po ashtu kanë humbur jetën në një hark të shkurtër kohor dhe në rrethana thuajse të ngjashme. /abcnews.al/