Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ti je i vdekur”, kërcënohet me jetë Aleksandar Vuçiç

schedule20:42 - 15 Prill, 2022

schedule 20:42 - 15 Prill, 2022

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçic është kërcënuar sërish me vdekje. Një përdorues i Instagram, i cili prezantohet si ish-aktor dhe ish-kantautor, ka postuar një video ku bën thirrje për vdekjen e Vuçiç.

Lajmi është bërë i ditur nga media serbe B92.  Përkatësisht, ai publikoi ilustrime të “kositëses” që simbolizon vdekjen me përshkrimin “Për Aleksandar Vuçiçin”, dhe e shoqërohen me këngën “Ti ke vdekur”.



Prokurori i Lartë Publik në Beograd urdhëroi Departamentin Special për Krimet e Teknologjisë së Lartë që të ndërmarrë të gjitha veprimet dhe masat së bashku me policinë dhe Agjencinë për Informim të Sigurisë për të identifikuar autorin e krimit kundër Presidentit të Republikës së Serbisë, me qëllim ndjekjen penale të tij.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!