Ukraina: Bashkë me “Moskën” u “fundos” edhe kapiteni i anijes

schedule17:35 - 15 Prill, 2022

schedule 17:35 - 15 Prill, 2022

Kapiteni anijes luftarake “Moska” që përfundoi në fund të Detit të Zi, është vrarë edhe kapiteni Anton Kuprin. Lajmi bëhet i ditur nga Ukraina. Në një deklaratë të bërë në Telegram, Anton Gerashchenko, këshillues i Ministrisë ukrainase për Çështjet e Brendshme u shpreh:

“Kapiteni i rangut të parë, komandanti i anijes së kryqëzorit Moskva i Flotës së Detit të Zi, Anton Kuprin vdiq gjatë shpërthimit dhe zjarrit në bord.”

Ukraina që prej të mërkurës mbrëma ka deklaruar se anija kryesore e Marinës ruse u godit nga ushtria e saj me një raketë. Por për Ministrinë ruse të Mbrojtjes, në bordin e anijes ra zjarr dhe shkak për fundosjen u bë moti i trazuar. /abcnews.al/