Gati 2 vjet në Hagë, kush i vizitoi Thaçin, Veselin e tjerët dhe çfarë shkruan për ta?

schedule17:19 - 15 Prill, 2022

schedule 17:19 - 15 Prill, 2022

Ka gati 2 vjet që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e të tjerë që ndodhen në Hagë. Sipas rregullave të Dhomave të Specializuara, ata kanë të drejtë të presin edhe vizitorë të tjerë përveç familjarëve. Shumë prej personave publikë, miq të Thaçit e Veselit, që kanë shkuar në Holandë, kanë ndarë me publikun ato që kanë parë gjatë vizitave në Hagë, ku po mbahen ish –krerët e UCK-së.

“Po stërviteshin dhe po lexonin” kjo është ajo çfarë tha Sami Lushtaku pas vizitës që bëri në Hagë ku po mbahen krerët e UÇK’ së

Zyrtari i PDK-së deklaroi se pati rastin që t’i takojë të gjithë ish-pjesëtarët e UÇK-së, përveç Salih Mustafës.

“Të gjithë po stërviteshin, përveç Hysni Gucatit, i cili ka probleme shëndetësore, ndërsa të tjerët ishin mirë me sport por edhe me lexim. Marrja me aktivitete fizike u vërejt edhe në fizikun e tyre, por nuk i kam pyetur se çka ishin duke lexuar”, është shprehur Lushtaku, në Klan Kosova.

Detaje për aktivitetin e tyre në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, pati dhënë njëri prej bashkëpunëtorëve më të afërt të ish-presidentit Hashim Thaçi, Ismail Syla.

Në një intervistë për Klan Kosova, ai ka thënë se ish-presidenti Thaçi gjatë qëndrimit atje, ka lexuar një bibliotekë të tërë librash, duke specifikuar dy autorët Milan Kundera dhe Salman Ruzhdie. Ai gjithashtu shtoi se nga ana shëndetësore, ish-presidenti është mirë dhe se leximi po e ndihmon të qëndrojë i qetë dhe nga ana shpirtërore dhe intelektuale.

E Lushtaku nuk ishte i vetmi që këtyre ditëve shkoi në Holandë për vizitë tek bashkëluftëtarët.

Edhe Isni Kilaj i vizitoi dje Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Rexhep Selimin në Hagë. Ai patri edhe disa fjalë pasi i vizitoi, siç tha ai miqtë e tij.

“Sot vizitova themeluesit e shtetit të Republikës së Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi. Jo vetëm vepra e tyre por sakrifica e tanishme, qëndresa, morali i pathyeshëm shpresa e besimi që përcollën te unë më bënë që të ndjehëm krenar që pata mundësinë të i njofë në lufte e paqe dhe sot të ua shtrëngoj duart si mik i tyre!”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Për vizitë në Hagë, të paraburgosurve u shkoi edhe kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Pacolli në tetor të vitit të kaluar tha se u takua me Thaçin, Veselin e Selimin.

“Në cilësinë time si ish -President i Kosovës dhe mbi të gjitha si një mik personal, së bashku me Jetlirin, vizituam ish -Presidentin Hashim Thaçi i cili gjendet në paraburgim, për gati një vit nga Gjykata Speciale në Hagë. Per pak kohë, me kenaqesi, takuam edhe ish kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe ish deputetin Rexhep Selimi. Të tjerët kesaj radhe nuk mundem me i takuar”, pati shkruar ai në rrjetet sociale.

E në 23-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO’s ndaj caqeve serbe, Thaçi e Veseli përcollën të fala të përzemërta përmes ish-këshilltarit të ish-presidentit, Bekim Çollaku.

“Të gjithë e ndjejmë mungesën e tyre në Kosovë, por njëkohësisht edhe krenohemi me kontributin e tyre të madh, vendosmërinë, vizionin dhe dashurinë e madhe që e kanë për Kosovën. Në këtë ditë të veçantë, ua përcjell nga Haga të falat më të përzemërta të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit”, ka shkruar Çollaku.

“Kur mendoj që dhe mund të ishim vrarë në luftë, mendoj se gjithçka tjetër na bën më të fortë”, ishte edhe një mesazh nga ish-presidenti Thaçi, përmes gazetarit dhe publicistit Mero Baze gjatë një vizite nëntorin e vitit të kaluar.

Ai e përshkroi Thaçin si një person të paprekur nga burgimi njëvjeçar, as nga pamje fizike, por as nga përditësimi për atë çfarë ndodhte jashtë burgut.

Pati edhe disa zyrtarë tjerë që nuk u lejuan që të takoheshin me personat që po mbahen në paraburgim në Hagë.

Ishte kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ai cili nuk mundi të takohet me Hashim Thaçin e Kadri Veselin në shkurt të këtij vitit, për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19.

“Unë duhej të isha në vizitë te ta në fillim të dhjetorit, por për shkak që pati raste të COVID-it brenda, u anulua dhe ende qëndron në fuqi e drejta e vetëm ekipit mbrojtës dhe familjes së ngushtë që t’i vizitojë por realisht mungesën e tyre e kemi edhe në kuptimin emocional dhe personal”, pati thënë Krasniqi. /Express/