Ndëshkimi i mësueses ruse diskutohet në Provokacija

schedule22:24 - 2 Prill, 2019

schedule 22:24 - 2 Prill, 2019

Dy mësuese të Petro Ninit ishin të ftuarat e radhës në studion e Provokacijas për të trajtuar rastin e mësueses ruse që u ndëshkua pas postimit të fotove në rrjetet sociale.

Mirela Katundi mësuese e filozofisë dhe Oriana Osmani mësuese e letërsisë dhe gjuhës shqipe ndanë mendimet e tyre në studio sa i takon këtij rasti dhe rolit të mësuesit në shoqërinë  sotme.

Katundi e ka quajtur një masë ekstreme ndaj mësueses, pasi mësuesi është qenie njerëzore.

“Ajo ishte në gjimnaz dhe besoj se masa ndaj mësueses është tepër ekstreme, një masë duhej më e zbutur. Mësuesi është qenie njerëzore, e mendoja shumë të shenjtë mësuesen time, por mësuesi është qenie njerëzore, jeton, martohet dhe bën fëmijë. Mesazhi që ne japim, nxënësit janë tepër të vëmendshëm i lidhur me mjedisin ku zysha është”.

Sipas Osmanit mësuesi është model që frymëzon nxënësit

“Mësuesi është model që frymëzon nxënësit, edhe pse nuk jemi në kushtet ku shoqëria mund të frymëzohet nga mësuesi. Çfarëdo që bëj unë në shkollë. Unë dhe koleget  e mia jemi shumë të kujdesshme në ato që postojmë. Akuzat e Drejtoreshës së Shkollës ruse ka kaluar çdo masë që çdo drejtor kjo është gjeja më e rëndë që kjo drejtuese i ka vënë”. /abcnews.al