Roma u “hakmor” ndaj Bodo/Glimt mbrëmjen e djeshme, pasi në “Olimpico” arriti ta mposhte skuadrën norvegjeze me “poker” 4-0, një fitore që i dha kështu kualifikimin në Conference League skuadrës së Jose Mourinhos.
Për “Sky Sport Italia” trajneri portugez u shpreh se ishte i bindur se skuadra e tij do të merrte një biletë për në gjysmëfinalen e këtij kompeticioni.
“Kualifikimi në gjysmëfinale është gjëja më e rëndësishme, por mënyra se si luajtëm nga minuta e parë me presing të lartë, intensistet, të gjithëve na bëri të ndjenim se loja ishte e jona edhe kur rezultati ishte 2-0. Edhe pas humbjes atje, gjithmonë e kisha ndjesinë se ishim superiorë. Jemi një skuadër më e fortë dhe sinqerisht është e papranueshme që arritëm ta mposhtim Bodo/Glimt në tentativën e katërt. Gjithsesi ishte më e rëndësishmja. Ishte 2-1 për ta, përfundoi 5-2 për ne”.
“Atmosfera? Është fantastike, njerëzit kanë atë ndjeshmërinë dhe pasionin e ndërsjellë me ekipin. Tani shkojmë në Napoli. Nëse ata duan të fitojnë titullin, ne duam të zëmë vendin e pestë”.
“Të luash mirë është pozitive, të fitosh është fantastike. Të luash mirë dhe të humbasësh nuk është diçka që i pëlqen dikujt, veç atyre që mbrojnë veten me idenë se kanë një identitet, ekipi i tyre ka një identitet, por më pas nuk fitojnë asgjë. Besoj se Roma luan shumë më mirë se njerëzit thonë. Është shumë e lehtë të thuash se kemi karakter, jemi të pamposhtur për një kohë të gjatë sepse jemi të organizuar, por e vërteta është që luajmë shumë më mirë seç thonë njerëzit”.
“Nuk kishim asnjë dyshim për këtë ndeshje. U thashë djemve në pjesën e parë që nuk luajmë për të poshtëruar kundërshtarët, për të fituar 6-1 siç bënë ata në Norvegji, por vetëm për të arritur gjysmëfinalet. Normalisht u ndje pak lodhja në fund, por skuadra e meritoi. Tani kemi bërë 12 ndeshje në Conference League dhe është e vështirë të luash të enjten dhe në fundjavë, por jemi këtu duke valëvitur flamurin italian në Europë”.
“Zaniolo shet, kështu që njerëzit flasin për të kur ai luan, nuk luan, është i dëmtuar, në pankinë. Do ishte mirë për të dhe për të gjithë futbollin italian ta linin të qetë. Ne arritëm ta fshehim faktin që ai do ta niste në formacion. Njerëzit menduan se do të ishte në stol, por unë e dija se ai mund të sulmonte hapësirat. Jemi shumë të lumtur, pa dyshim ai do të jetë në faqet e para të gazetave për arsye pozitive”, përfundoi Mourinho. /f.a/abcnews.al