Sekretari për Çështjet Ligjore pranë Partisë Demokratike Çlirim Gjata, tha se një vit pas denoncimit të skandalit të përfshirjes së vëllait të Fatmir Xhafës, përgjimet e prokurorisë faktojnë se kryeministri ka përdorur aparatin shtetëror dhe të prokurorisë në mbulimin e së vërtetës.
Për Gjatën, dosja kundër denoncuesve, ish-deputetit demokrat Ervin Salianji dhe gazetarit Jetmir Olldashi, tregon se shteti është vënë në krah të trafikantëve të drogës.
Provat e publikuara nga Ervin Salianji, sipas Çlirim Gjatës tregojnë sesi është thurur një plan ku përmes përdorimit të Policisë dhe SHISH, një dëshmitar i sajuar dhe figura të njohura të Partisë Socialiste, përfshirë Taulant Ballën, kanë fabrikuar një histori të blerë me para të pista, për ta përdorur kundër opozitës. Të gjitha këto për demokratët kanë një burim dhe ai është kryeministri Edi Rama, pa largimin e të cilit sipas selisë blu, në Shqipëri nuk do të ketë paqe sociale./abcnews.al