Pesë persona janë arrestuar dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim gjatë një megaoperacioni të koduar “Godull 2019”. Në operacion morën pjesë forca të policisë së Kurbinit, të Lezhës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Të arrestuarit janë nga Mamurrasi, Lezha dhe Fushë-Kruja. Gjatë operacionit në territor në Godull Adriatik, në Njësinë Administrative Fushë-Kuqe në Kurbin, u evidentuan kubikë të porsa mbjellë me fara kanabisi, si dhe sende të tjera që do të shërbenin për kultivim të bimëve narkotike.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 8000 kubikë, ku ishin mbjellë fara kanabis sativa, 4 armë zjarri, qindra fishekë dhe dylbi./abcnews.al