Kylian Mbappe është kryefjala te PSG, pasi sulmuesi ende nuk dihet se ku do ta vazhdojë karrierën. Sulmuesit i është ofruar rinovimi prej kohësh.
Kampioni i botës e ka lënë të hapur si mundësi edhe qëndrimin, ndërsa kandidati më i fortë për shërbimet e tij mbetet Real Madrid.
Ditën e sotme Mbappe ka marrë sërish vëmendjen, pasi në reklamën e prezantimit të marrëveshjes me firmën e veshjeve, GOAT, mungon.
PSG ka nënshkruar një kontratë sponsorizimi, prej së cilës përfiton 50 milionë euro në tre vite. Mungesa e Mbappe sigurisht që është komentuar si një shenjë largimi për në verë. / abcnews.al