Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka njoftuar se zjarri në anijen luftarake Moskva e cila u godit nga ushtria ukrainase është vënë nën kontroll dhe se anija është ende në det, duke hedhur poshtë pretendimet e Ukrainës për fundosje të luftanijes.
“Zjarri në anijen Moskva është nën kontroll. Nuk ka flakë të dukshme, furnizimet me municione nuk po shpërthejnë më. Luftanija Moskva është ende në det. Armatura kryesore e raketave nuk është dëmtuar. Ekuipazhi u evakuua në anijet e flotës së Detit të Zi aty pranë. Po merren masa për tërheqjen e kryqëzorit në port. Aktualisht janë duke u përcaktuar shkaqet e zjarrit”, thuhet në njoftimin e ministrisë ruse.
Nga ana e tyre zyrtarët ukrainas thanë se luftë anija kryesore e flotës ruse të Detit të Zi u godit nga dy raketa kundër anijeve të klasit R-360 Neptun, duke shkaktuar që ai të shpërthejë dhe të fundoset pranë Odessa./abcnews.al/