Policia e Fixhit po heton mbërritjen e një anijeje luksoze në pronësi të oligarkut rus Suleiman Kerimov.
Superjahti, i quajtur Amadea, mbërriti në portin Lautoka në ishullin e Paqësorit të martën.
Kapiteni i saj po merret në pyetje se si e futi varkën pa doganë.
Kerimov është sanksionuar nga Britania e Madhe, SHBA dhe Bashkimi Evropian për pushtimin e Ukrainës nga Rusia.
Faqja e internetit Marine Traffic tregoi se Amadea u largua nga Meksika 18 ditë më parë.
/abcnews.al