Prej 30 minutash Komisioni i Rithemelimit është duke zhvilluar mbledhjet në selinë e PD, në zyrën ku më parë qëndronte ish-kryetari Lulzim Basha.
Gazetari Juxhin Mustafaraj në një lidhje me “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, ka zbardhur se për çfarë po diskutohet brenda mbledhjes.
Ai tha se në fokus të diskutimit janë vendimmarrjet për Kuvendin e 30 prillit.
Mustafaraj tha se pavarësisht kërkesave të bëra nga një grup deputetësh, Komisioni i Rithemelimit nuk është tërhequr nga vendimi për të zhvilluar Kuvendin Kombëtar të PD më 30 prill.
“Prej 30 minutash ka nisur mbledhja e Komisionit të Rithemelimit. Mbledhja vjen një dotë pas mbledhjes maratonë të grupit parlamentar. Po diskutohet për vendimmarrjet për Kuvendin e 30 Prillit. Gjithçka që është duke u konsumuar politikisht është për Kuvendin e 30 Prillit, nuk ka asnjë vendimmarrje për tu tërhequr. Një ditë më parë pati kërkesa nga ana e një grupi deputetësh që të tërhiqe vendimi për Kuvendin Kombëtar të 30 prillit, siç edhe pati kërkesë nga ana e Komisionit të Rithemelimit drejtuar zotit Alibeaj për të tërhequr ankimimin në gjykatë. Deri në momentin që flasim palët vijojnë të jenë në pozicionet e tyre”, tha Mustafaraj.
/Abcnews.al/