Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi feston ditëlindjen. Ai mbush sot 23 vjeç dhe në këtë ditë të veçantë i ka bërë një dedikim babait të tij.
Endriti ka postuar në Instastory një foto me të atij dhe ka shkruar mbi të se njëjtë sikur në ditën e lindjes edhe në 23-vjetorin e ditëlindjes nuk e ka babain afër.Megjithatë, ai shprehet i lumtuar që ka biseduar me të përmes telefonit.
“Në ditën kur linda ishte kohë lufte, babin nuk e kisha afër. Ishte në zjarrin e luftës për liri. Sot në ditëlindjen time të 23-të, është kohë lirie, por atë sërish nuk e kam afër. Tani është në mbrojtje të luftës, që me përkrahjen e aleatëve, na solli lirinë”, ka shkruar ai.
“Jam shumë i lumtur që sapo ia dëgjova zërin dhe mora urimin prej tij. Më mungon shumë babi, por krenohem me ty”, ka shkruar Endriti./abcnews.al