Autori ul xhamin e pasmë dhe nxjerr kallashin, si u ekzekutua Nazmi Bandulla, plumbat “falën” qytetarin tjetër

schedule13:00 - 13 Prill, 2022

schedule 13:00 - 13 Prill, 2022

SHKODËR – Janë publikuar pamjet e vrasjes së 55-vjeçarit Nazmi Bandula në Shkodër. Ai u qëllua me 6 plumba mëngjesin e së martës në lagjen “Partizani” teksa pinte kafen pranë banesës së tij.

Në pamjet e siguruara nga ABC shihet makina e autorëve tip “Mercedes-Benz E Class” i cili e di ekzaktësisht se ku ndodhet objektivi, Nazmi Bandula. Brenda pak sekondash makina afrohet. Autori i armatosur me kallash ul xhamin e dritares së pasme të makinë dhe hap zjarr.  Për asnjë çast, autori nuk ka zbritur nga makina. Ndërkohë shumë pranë viktimës ishte dhe një person tjetër, i cili shpëton nga plumbat dhe futet brenda godinës.

Atentatori qëlloi 13 herë. 6 plumba prekën 55-vjeçarin Bandula, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Dyshohet se autorët e kanë ndjekur prej kohësh viktimën dhe i dinin lëvizjet e tij.

Më pas makina e vrasësve u largua në drejtim të paditur. Deri në këto momente autorët janë të paidentifikuar. Mjeti i përdorur në krim është filmuar në disa segmente rrugore nga kamerat e sigurisë. Mjetit ka targa të vjedhura të një makine Toyota. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!