Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Raporti i DASH, reagon Yuri Kim: SHBA mbështetje në luftën kundër pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të korruptuar

schedule12:01 - 13 Prill, 2022

schedule 12:01 - 13 Prill, 2022

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pas raportit të departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut.

Në reagimin e saj Kim shprehet se SHBA do të mbështesë demokracinë dhe reformën në Drejtësi, ndërsa shton se të drejtat e njeriut duhet të përfshijnë një gjyqësor të pavarur, të lirë nga presioni politik, frikësimi apo korrupsioni.

Sipas KIM SHBA mbështet me forcë reformën në drejtësi për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për llogaridhënie të zyrtarëve të korruptuar dhe krimit të organizuar, dhe forcimin e sundimit të ligjit në Shqipëri.

Postimi i Kim:

“SHBA janë të përkushtuara për të vënë demokracinë dhe të drejtat e njeriut në qendër të politikës sonë të jashtme. Lexoni raportin e Departamentit të Shtetit mbi Të Drejtat e Njeriu. Siç vërehet në raportin mbi Shqipërinë të drejtat e njeriut duhet të përfshijnë një gjyqësor të pavarur, të lirë nga presioni politik, frikësimi apo korrupsioni. SHBA mbështet me forcë reformën në drejtësi për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për llogaridhënie të zyrtarëve të korruptuar dhe krimit të organizuar, dhe forcimin e sundimit të ligjit në Shqipëri.’- shkruan ambasadorja amerikane Yuri Kim.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!