Krijimi i 6 pole me fokus turizmin

schedule19:06 - 1 Prill, 2019

schedule 19:06 - 1 Prill, 2019

Aktiviteti turistik do të përqendrohet në gjashtë pole kryesore. Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi prezantoi strategjinë katër vjeçare për zhvillimin e turizmit dhe foli për një sërë ndërhyrjesh që do të realizohen në vend.

Qeveria  synon ta kthejë turizmin në një nga tre shtyllat e ekonomisë dhe burimin më të sigurtë të vendeve të punës. Për realizimin e këtij synimi Ministria e Turizmit dhe Mjedisit do të krijojë gjashtë pole me potencial turistik ku do të realizojë një sërë ndërhyrjesh.

Ministri Blendi Klosi e bëri të ditur  gjateë mbledhjes së Këshillit Kombëtar Konsultativ ku prezantoi strategjinë e Turizmit për katër vitet në vijim. Rreth 15% e sektorit të shërbimeve përbëhet nga strukturat akomoduese të cilat në vetëvete zënë 11% të të gjithë aktiviteteve ekonomike në Shqipëri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!