Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Buzëqesh Gasperini, Gjimshiti pritet të jetë gati për ndeshje kundër Leipzig

schedule17:10 - 12 Prill, 2022

schedule 17:10 - 12 Prill, 2022

Gasperini ka marrë një lajm të mirë ditën e sotme, teksa mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti ka “shkelmuar” dëmtimin dhe tashmë pritet të jetë gati për ndeshjen që Atalanta do të luajë me Leipzig në çerekfinalen e kthimit në  Europa League.

Mbrojtësi i bergamaskëve u dëmtua në ndeshje me Napolin që u zhvillua në Seria A më 3 prill, teksa tashmë do të jetë një “armë” plus për teknikun e skuadrës italiane ndaj gjermanëve në Europa League.

Në sfidën e parë ndaj gjermanëve, italianët nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1, megjithatë në shtëpi do të kërkojnë të marrin maksimumin për të prerë biletën e gjysmëfinales. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!