Akuza për spiunazh, Polonia arreston shtetasin rus

schedule14:33 - 12 Prill, 2022

schedule 14:33 - 12 Prill, 2022

Polonia ka arrestuar një shtetas rus të dyshuar për spiunazh, sipas autoriteteve polake. Burri, i cili jetonte prej kohësh në Poloni, u arrestua javën e kaluar dhe ndodhet në paraburgim, sipas BBC.

Biznesmeni rus dyshohet se kishte mbledhur informacione në lidhje me gatishmërinë e trupave polake dhe të NATO-s të stacionuara në vend. Muajin e kaluar Polonia dëboi 45 diplomatë rusë të dyshuar se punonin për shërbimet e inteligjencës ruse.

Polonia ka qenë zëri kryesor në Bashkimin Europian duke kërkuar vendosjen e sanksioneve më të ashpra kundër Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë. Gjithashtu dy shtetas bjellorusë të dyshuar për spiunazh u arrestuan në Poloni javën e kaluar.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!