Ushtari britanik që lufton në Ukrainë: Situata në Mariupol e vështirë, nuk kemi zgjidhje përveç dorëzimit

schedule14:07 - 12 Prill, 2022

schedule 14:07 - 12 Prill, 2022

Një ushtar britanik,  i cili po lufton në Ukrainë kundër forcave ruse tha se se njësisë së tij nuk i ka mbetur asnjë zgjidhje tjetër përveç dorëzimit në qytetin e rrethuar të Mariupolit, shkruan The Guardian.

Aiden Aslin, nga Newark, Nottinghamshire, është pjesë e ushtrisë ukrainase pasi u zhvendos në Ukrainë në vitin 2018. Gjatë javëve të fundit, njësia e tij ka mbrojtur qytetin port jugor të Mariupolit, i cili ka qenë nën bombardimin e vazhdueshëm të forcave ruse.

“Më telefonoi dhe më tha se nuk na kanë mbetur armë për të luftuar. Unë e dua djalin tim. Ai është heroi im. Ata po zhvillojnë një luftë të tmerrshme. Boris Johnson duhet të mposhtë Putinin,” tha nëna e tij për BBC.

Një mik i Aslin tha gjithashtu se  kishte folur me të në telefon dhe iu tha se njesisë së tij i kishin mbaruar ushqimet, municionet, duke mos pasur asnjë zgjidhje veçse të dorëzoheshin.

“Ata nuk mund tia dalin. Ata nuk mund të luftojnë. Jam i sigurt se po t’i kishte mbetur qoftë një plumb, do ta kishin qëlluar,” përfundoi miku i tij.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!