Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“-Pushtues!” “-Kush të pranon ty kryetar?!”: Zbardhet debati i ashpër Berisha-Alibeaj në PD, zgjati 50 minuta

schedule13:41 - 12 Prill, 2022

schedule 13:41 - 12 Prill, 2022

Vijon me debate të forta mes Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeajt mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së, e cila ka nisur që në orën 13:00. Burime të abcneës.al bëjnë me dije se Berisha dhe Alibeaj kanë 50 minuta që debatojnë, ky ish-kryeministri i ka kërkuar llogari kryetarit të komanduar se përse e quajti “pushtues”. Berisha mësohet t’i ketë thënë Alibeajt se demokratët që pranojnë atë kryetar partie nuk janë as sa gishtat e njërës dorë.

Ndërkohë, Alibeaj është shprehur Berisha u soll si pushtues me selinë e PD-së, gjë që ka acaruar jo pak ish-kryeministrin, i cili ka kërkuar llogari edhe për kërkesën e Alibeajt ndaj Gjykatës së Apelit për të njohur ndryshimet e Kuvendit të PD në 18 dhjetor 2021, të cilat ndër të tjera përjashtojnë automatikisht nga partia personat e shpallur “non grata”. Ky vendim godet direkt Berishën dhe nëse gjykata e pranon ta shqyrtojë fillimisht dhe ta miratojë më pas, ai përjashtohet nga PD edhe pse drejtimin e saj e mban Komisioni i Rithemelimit sipas vendimit të mëparshëm të gjykatës që njohu ndryshimet e statutit të dalë nga Kuvendi i 11 dhjetorit.

Në cilësinë time duhet që ta apeloja vendimin e gjykatës. Unë nuk e kam bërë në titull personal ankimin. Vendimi i gjykatës mendoj se është i paligjshëm, kur të flasë Apeli do e pranoj i pari. Ti pushtove selinë se s’ke kohë. Do të hiqesh si triumfator. Është i paligjshëm. Ai vendim nuk është i formës së prerë“, i tha Alibeaj-Berishës.

Në debat e sipër, mësohet se Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e Enkelejd Alibeaj si kryetar të Grupit Parlamentar të PD.

Ndër të tjera në fjalën e tij Berisha ka theksuar se, Alibeaj po mbron interesat e Lulzim Bashës.

Bashkimi i PD-së ka pasur vështirësi por ekziston një vullnet i gjerë si në bazë, si të deputetëve për të zhbërë një periudhë të shkurtër përcarjen, por po ju them në këtë kontekst u shpreha publikisht se ne pranojmë këtë grup edhe pse në 11 dhjetor është i shkarkuar nga detyra.

Duheshin bërë hapa në këtë drejtim. Por një njeri dha dorëheqjen, iku që pasoi një zinxhir ngjarjesh. Ai mbart me vete të vërteta të hidhura si dosjen ruse. Unë e kam mohuar vetë por dolën gabim të dhënat që kisha unë. Por ka edhe një gjë tjetër. Pa asnjë tagër Enkelejd Alibeaj padit PD-në në Gjykatë. Padit një proces demokrat që demokratët e kanë pranua. Yuri Kim ka bërë presion në gjykatë”,  ka thënë Berisha.

Pak para mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Alibeaj ka thënë se qëllimi i vetëm është bashkimi i demokratëve.

Ndërkohë, Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur të regjistrojë ankesën e Enkelejd Alibeajt në emër të PD-së për të njohur ndryshimet e bëra në statutin e partisë më datë 18 dhjetor të vitit të shkuar. Gjykata thotë se vendimi është marrë sot dhe shqyrtimi i kërkesës do të bëhet në ditët në vijim pasi të hidhet shorti për caktimin e gjyqtarit.

Një ndër vendimet e rendësishme të atij Kuvendi ishte përjashtimi nga partia e personave që janë “non grata” nga SHBA-të duke synuar në mënyrë të drejtpërdrejtë Sali Berishën.

Çfarë ndodh nëse gjykata e regjistron statutin e ri të PD-së?

Në PD ka një përplasje statutesh pasi më herët gjykata ka regjistruar vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit të organizuar nga mbështetësit e Berishës duke njohur kështu Komisionin e Rithemelimit si drejtues të partisë dhe jo nënkryetarët dhe drejtuesit e tjerë.

Ndërkohë, nëse gjykata miraton ndryshimet e vendosura nga Kuvendi i 18 dhjetorit atëherë Sali Berisha është përfundimisht i përjashtuar nga Partia Demokratike, ndërkohë që mbetet në fuqi deri në një vendim të dytë vendimi për njohjen e Komisionit të Rithemelimit si drejtues të partisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!