Njohja e patentave shqiptare, Rama nga Gjermania: Inspektorët ndryshuan mendim kur erdhën në Shqipëri

schedule10:12 - 12 Prill, 2022

schedule 10:12 - 12 Prill, 2022

Gjermania prej pak kohësh ka njohur patentat shqiptare dhe konvertimi i një leje drejtimi do të bëhet pa provime shtesë.  Kjo u miratua në Berlin, nga Këshilli Federal i Gjermanisë, me kërkesë të qeverisë federale.

I pranishëm në Berlin, kryeministri Edi Rama u shpreh se gjermanët në fillim kishin rezerva për nismën, por pasi inspektorët erdhën në Shqipëri dhe panë nga afër dhënien e patentave, ndryshuan opinion duke miratuar kështu njohjen e lejeve të drejtimit shqiptarëve.

“Të gjithë shqiptarët që banojnë këtu apo do kalojnë, do kenë patentën shqiptare të respektuar plotësisht. Por është edhe transformim i mirë në Shqipëri se njohja ka besueshmërinë e nxjerrjes së një patente në Shqipëri. Dikur ishte shumë skeptike. Por kur inspektorët erdhën në Tiranë dhe panë transformimin u bindën. Kemi marrë komplimente se kemi krijuar sistem modern. Në këtë aspekt njohja e patentave është certifikatë e rëndësishme për shtet funksionim.” tha Rama. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!