DETAJET/ Dera e bërë “shoshë”, breshëri plumbash ndaj “shënjestrës” në Shkodër, si u eliminuan 55-vjeçari teksa pinte kafe

schedule09:16 - 12 Prill, 2022

schedule 09:16 - 12 Prill, 2022

SHKODËR – 55-vjeçari Nazmi Bandulla u eliminua mëngjesin e sotëm nga persona ende të pa identifikuar. Burime për ABC bëjnë të ditur se Bandulla është qëlluar me breshëri plumbash, ku së paku tre predha e kanë kapur në turp. Bandulla po pinte kafen e mëngjesit tek një lokal shumë pranë banesës së tij në lagjen “Partizani”.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se autorët e kësaj ngjarje të rëndë e kanë qenë me një makinë në momentin kur kanë qëlluar ndaj “shënjestrës”. Po me këtë makinë ata janë larguar në drejtim të paditur. /abcnews.al/