VIDEO/ “Kafeja e fundit”, trotuari i mbuluar nga gjaku, ky është vendi ku u ekzekutua Nazmi Bandulla në Shkodër

schedule08:55 - 12 Prill, 2022

schedule 08:55 - 12 Prill, 2022

SHKODËR – Nazmi Bandulla, 55-vjeç është ekzekutuar me armë zjarri mëngjesin e kësaj të marte në qytetin e Shkodrës. Raportohet se ngjarja është shënuar rreth orës 08:15, në lagjen “Partizani”, Shkodër, shumë pranë banesës së viktimës.

Në pamjet e siguruara nga ABC shihet vendi ku u vra 55-vjeçari, i cili raportohet se ishte duke pirë kafenë e mëngjesit.  Burime raportojnë se viktima është qëlluar me tre plumba.

Nazmi Bandulla i vrarë sot me armë zjarri në Shkodër është një emër i njohur për drejtësinë. Në 2020 i kanë vënë tritol makinës së tij të parkuar pranë shtëpisë. Bandulla rezulton një person me precedentë të mëparshëm penalë edhe për konflikte brenda familjes.

Në të njëjtin vit ai është arrestuar pasi ka kërcënuar me armë zjarri tip pistoletë, pas një konflikti për motive pronësie, vëllanë e tij shtetsin A. Bandulla, i cili banon në të njëjtën ndërtesë me viktimën. Atëherë ndodhi në lagjen “Partizani” të qytetit të Shkodrës.

Shkak i kërcënimit me armë zjarri tip pistoletë siç njoftuan blutë atëherë ishte një konflikt për motive pronësie. Shërbimet policore, së bashku armën e zjarrit tip pistoletë Bareta, me një fishek në fole, sekuestruan edhe 38 copë fishekë, te kalibrit 9mm, në cilësinë e provës materiale.

/abcnews.al/