Përfaqësuesit fetarë nga e gjithë bota vizitojnë sot Ukrainën

schedule08:19 - 12 Prill, 2022

schedule 08:19 - 12 Prill, 2022

Një delegacion ndërkombëtar i liderëve fetarë pritet të vizitojë Ukrainën ditën e sotme për të treguar solidaritet metë gjithë ata që janë prekur nga pushtimi.

Grupi pritet të takojë civilët që janë zhvendosur r nga Ukraina lindore në qytetin perëndimor të Chernivtsir.

Delegacioni do të përfshijë murgj, rabinë, klerikë myslimanë, udhëheqës fetarë budistë dhe hindu dhe ish-kryepeshkopi i Canterbury-t, Rowan Williams.

Në një intervistë për BBC, javën e kaluar kryepeshkopi Williams tha se po diskutohet për të përjashtuar Kishën Ortodokse Ruse nga Këshilli Botëror i Kishave, për dështimin e saj për të dënuar vrasjen e njerëzve të pafajshëm

Papa Françisku e ka bekuar vizitën, duke thënë se kjo nuk është koha për të heshtur, por për të kërkuar me forcë ndalimin e atyre që ai i quajti “këto veprime të neveritshme”./abcnews.al/