Producenti do të bëjë transplantin e dytë të veshkave brenda 5 viteve, apeli për autoritetet në Kosovë

schedule08:08 - 12 Prill, 2022

schedule 08:08 - 12 Prill, 2022

5 vite pas transplantit të veshkave, Trimi Musliu po përballet sërish me probleme shëndetësore. Producenti i filmave duhet të bëjë sërish transplant dhe dhuruesi do të jetë babai i tij. Në një intervistë për”Abc-ja e mëngjesit”, ai tha se Covid-19 i kishte dëmtuar rëndë veshkën ndaj duhet të bëjë ndërhyrjen.

“Diagnoza ime është Insuficiencë renale e veshkave dhe detyrohemi që funksionin e veshkës ta bëjmë parmes dializës tre herë në javë. Kjo paraqet problem dhe në jetën normale, në funksionimin e saj sepse je i lidhur me një aparat dhe nuk mund të punosh, je pasiv.“, u shpreh Trimi.

Megjithëse ndodhet në Turqi ku do të kryejë dhe operacionin, ai kërkon që Kosova të miratojë ligjin që lejon transplante të tilla. “Në momentin që transplanti del i suksesshëm nuk kam nevojë për dializë, mund të përdor disa ilaçe gjatë jetës që mbrojnë veshkën nga sulmet e trupave të huaj brenda trupit.”, tha ai.

“Ndoshta kapacitetet spitalore nuk i kemi 100 %. Por ka mjekë dhe specialistë që kanë bërë transplante të suksesshme. Mungon infrastruktura ligjore për transplantin e organeve dhe është një dëm shumë i madh për popullin. Tentoj ta ngre si çështje që ligji për transplantin të realizohet sa më shpejt.“, tha Trimi.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!