Ende nuk është planifikuar ndonjë udhëtim i presidentit Joe Biden në Ukrainë, tha në një konferencë për shtyp zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.
Qëndrimi i Jen Psaki vjen vetëm 24 orë pas një udhëtimi rrufe të kryeministrit britanik Boris Johnson në Kiev, gjatë të cilit ai u takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Në të njëjtën kohë, ai shtoi se është e rëndësishme të përshpejtohet dërgimi i armëve në territorin ukrainas. /abcnews.al