Berisha kthehet në “mollë” sherri në parlament, ndërhyn garda për të ndalur Nokën

schedule20:11 - 11 Prill, 2022

schedule 20:11 - 11 Prill, 2022

Ndërprerja e fjalës së ish-kryeministrit Sai Berisha në Kuvend ka sjellë agravim të situatës mes deputetëve të opozitës dhe nënkryetares së Kuvendit, Ermonela Felaj.

Në momentin që ish-kreu i qeverisë Sali Berisha ka mbaruar minutazhin e lejuar në Kuvend, Felaj ka kërkuar që të mbyllë diskutimin dhe të respektojë rregullore.

Por deputetët demokratë nga ana e tyre kanë kërkuar që Berisha të vijojë të flasë duke theksuar se ai mund të merrte edhe minutat e tyre të diskutimit, por Felaj tha se rregullorja e parlamentit e thotë qartë se minutat nuk mund të jepen, vetëm radha mund të ndryshohet.

Pas këtyre deklaratave ka ardhur dhe reagimi i deputetit Flamur Noka i cili është nisur në drejtim të vendit ku qëndronte e ulur Felaj për të debatuar, por në atë moment ka ndërhyrë garda.

/Abcnews.al/