Mediet greke kanë publikuar foton e shqiptarit që qëlloi me armë zjarri ish-kunatin e tij në aeroportin e ishullit grek, Mykonos.
Shqiptari u konfliktua me ish-kunatin, e si pasojë e ka qëlluar 3 herë me armë zjarri.
Ky i fundit ka marrë plagë në barkë dhe është duke marre trajtim mjekësor në spital, ndërsa autori ka rënë në prangat e policisë helene.
Sipas informacioneve të protothema.gr , motivi i vrasjes së mbetur në tentativë ka të bëjë me mosmarrëveshjet personale mes dy familjeve shqiptare.
Sipas protothema.gr familja e të plagosurit ka thënë se shqiptari abuzonte me ish-bashkëshorten e tij (motra e të plagosurit).
Çifti është divorcuar prej kohësh dhe sipas dëshmisë që autori i dha Policisë në Nëndrejtorinë e Mykonos, familja e ish-bashkëshortes nuk e lejonte të shihte fëmijët e tij.
Ky duket se ka qenë shkaku kryesor i sherrit mes 2 shqiptarëve.
I arrestuari shkoi dje në Mykonos nga Athina dhe ka shkuar drejt e në shtëpinë ku jeton ish-bashkëshortja me fëmijën e tyre, për të kërkuar të sqarojë mosmarrëveshjen. Si rrjedhojë ka nisur një sherr i ashpër mes autorit dhe vëllait të ish-bahskëshortes./abcnews.al/