VIDEO/ Xhama të zinj, alkool dhe tejkalim i shpejtësisë, policia kap mat shoferët e Vlorës

schedule13:26 - 11 Prill, 2022

schedule 13:26 - 11 Prill, 2022

3 drejtues mjetesh janë arrestuar në Vlorë gjatë javës së kaluar, për drejtimi të automjeteve në mënyrë të parregullt.

Ndërkohë 15 shoferë tjerë u është pezulluar leja e drejtimit për shkelje të rregullave të kodit rrugor.

Konkretisht 1 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 5 për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar dhe 9 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Gjithashtu janë vendosur 1283 masa administrative gjatë javës.

Lexo edhe: Policia e Gjirokastrës në aksion, 1 shofer në pranga dhe 7 heqje patentash për shkelje të kodit rrugor

Njoftimi

Policia Rrugore e Vlorës, masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt.

Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve me radar dhe dragera, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë denoncuar në 112 e në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar 3 shtetas për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, janë pezulluar 15 leje drejtimi, nga të cilat: 1 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 5 për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar dhe 9 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Janë vendosur 1283 masa administrative gjatë javës që lamë pas, të ndara si vijon:

– 651 masa për tejkalim shpejtësie;
– 73 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
– 23 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
– 9 masa për përdorimin e aparatit celular;
– 45 masa për parakalime të gabuara;
– 199 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;
– 8 masa për mungesë të siguracionit të mjetit;
– 275 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Vlorës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm./abcnews.al/