Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arrestimi i policëve, eksperti: S’ndodh vetëm në Morinë, cilat janë shkaqet dhe pse shkoi RENEA në aksion

schedule11:55 - 11 Prill, 2022

schedule 11:55 - 11 Prill, 2022

Korrupsion në grup e ka cilësuar eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço skemën e ngritur nga efektivët e pikës kufitare në Morinë të cilët u arrestuan pasi nga përgjimet rezultoi se u merrnin ryshfet qytetarëve për të kaluar kufitin. E meta më e madhe sipas tij është kontrolli. I ftuar në Abc Live ai e ka cilësuar hetimin gjysmak pasi ka theksuar se korrupsioni ndodh edhe në pika të tjera kufitare.

“Të bën përshtypje numri i lartë i personave të përfshirë. Ne kemi ende një korrupsion mik. A ndodh vetëm në Kukës dhe Morinë? Këtu ka të meta të mëdha, duhen parë të metat edhe më lartë, te kontrolli. Kontrolli vertikal  është i pari që kryhet nga eprori te vartësi. Nëse ky kontroll ka problematika atëherë është agjencia e mbikqyrjes policore.  Ne kemi ende problematika të tjera në pika kufitare. Është hetim gjysmak. Kjo nuk është vetëm në Morinën e Kukësit, ka pasur episode të tilla edhe në pika të tjera kufitare. Vetëm ato kamera bënë të mundur një zbulim kaq të madh, për mënyrën si parandalohen aktet e korrupsionit në polici”.

Një tjetër shkak i korrupsioni, Karamuço tha se është paga e ulët e policëve.

“Por ka dhe një gjë tjetër që policët paguhen shumë pak. Rroga e tij nuk është e kënaqshme për nevojat e tij. Drejtuesit brenda institucionit të policisë duhet të shikojnë ku janë problematikat. Sepse kjo është një skemë e tërë. Secili të hetohet për rolin që ka.  Nuk ka rast që ti të mbledh lekët dhe të mos dijë gjë eprori. Ne e kemi problem korrupsionin, por duhet të hetojmë lidhjet shkakësore. Ky është një hetim gjysmak”.

Policët sipas tij nuk duhen transferuar në vende të tjera, ndërsa theksoi se organet inteligjente të Kosovës u bënë shkak i hetimit të SPAK në Morinë.

“Duhet menduar për diçka më tej. Nuk duhet të lejojmë oficerë policie që punën ta kenë shumë larg vendbanimit. Duhet ta kuptojmë sa të motivuar janë ata që të bëjnë punë të ndershme. Ka ardhur momenti që të kemi paga të kënaqshme. A duhet vendosur kamera në zyrat e policisë, që ti të kontrollosh punën e gjithsecilit. Këto kamera e bëjnë më të përgjegjshme punën e policisë. Kjo do diskutuar dhe do bërë një marrëveshje e madhe bashkëpunimi. Policia të ndihet e vëzhguar. Në pikat kufitare kryesisht, sepse ata mund të lejojnë kriminelë të hyjnë, drogë etj”.

Ai ka komentuar edhe mënyrën si u arrestuan policët, duke cilësuar të tepërt praninë e RENEA-s.

“Arrestimi i tyre është përcjellë edhe në mbështetja nga forcat RENEA, s’ka ndodh ndonjëherë. S’e kuptoj pse ka ndodhur kjo. Kanë analizuar se këto persona dikush mund të kundërshtojë edhe me armë. Mua s’më është dukur e përshtatshme dhe proporcionale kjo që ka ndodhur”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!