Xhani De Biazi uron Festën e Flamurit të Shqipërisë

schedule16:12 - 28 Nëntor, 2017

schedule 16:12 - 28 Nëntor, 2017

Shkarkimi në Spanjë nuk duket fundi i karrierës për Xhani De Biazin. Ish-trajneri i Shqipërisë uron festën e Pavarësisë, ndërsa pret detyrën e radhës.

Pati kohë edhe për festën kombëtare.
Xhani De Biazi mbetet i lidhur me Shqipërinë dhe nuk harroi të uronte Ditën e Pavarësisë, ndërsa po pret sfidën e radhës.
Tekniku italian, i shkarkuar nga Alaveshi spanjoll, nuk e harroi aspak se ka edhe nënshtetësinë shqiptare, përveç asaj italiane dhe uroi në të dyja gjuhët atë që e quajti “dita e krenarisë sonë”.
Festa është në 28 nëntor, ndoshta edhe në 29, por më pas vazhdon tensioni për vazhdimin e karrierës.
Dështimi në Spanjë, padyshim jo vetëm për faj të tij, nuk e ka shkurajuar aspak edhe pse nuk është i ri, por plot 61 vjeç.
Mediat europiane dhe ato botërore shkruajnë për mundësitë e reja të De Biazit.
Në Zvicër, gazeta “Il Tiçino” informon se ekziston mundësia që ish-trajneri i Shqipërisë të ulet në stolin e Italisë, duke pasur në krah sërish Paolo Tramexanin.
Në Australi, emri i tij përflitet si një nga kandidatët e mundshëm për të drejtuar kombëtaren, ashtu siç ishte edhe gjatë verës.
Aftësinë e tij, De Biazi e tregoi jo vetëm me kualifikimin për në finalet e Euro 2016-s, por edhe me reagimin në ndeshjen e fundit në detyrë tek Shqipëria, atë në Izrael.
Ai u largua si një kampion, pas fitores së madhe 3-0 në Izrael, duke hipotekuar realisht vendin e tretë në grupin eleminator të Botërorit.
Më pas erdhi ndarja emocionuese, siç nuk ndodhi tek Alaveshi./abcnews.al